Po luhet derbi i kryeqytetit mes Partizanit B dhe Dinamos, e vlefshme për Kategorinë e Parë. Në minutën e 26-të Dinamo ka kaluar në avantazh me një dhuratë të portierit Aldo Teqja.
Gardiani i ardhur për këtë ndeshje nga ekipi i parë, nuk ka mundur të kontrollojë një goditje shumë të lehtë të Almeida dhe sfera i ka kaluar mes këmbëve.
Një gafë e pafalshme e tij, që natyrisht e kupton edhe vetë dhe vendos menjëherë duart në kokë. Partizani B do provojë tashmë të reagojë dhe të shpaguajë gafën e gardianit. /abcnews.al