Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shuhet në spitalin ku shërbeu për disa vite, COVID-19 i merr jetën mjekes nga Gjirokastra

schedule09:26 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 09:26 - 10 Dhjetor, 2020

Koronavirusi merr një tjetër jetë në radhët e bluzave të bardha. Mjekja Flutura Harshova nga Gjirokastra ka ndërruar jetë pas disa ditësh e shtruar në spitalin COVID-2, “Shefqet Ndroqi”. Lajmin e ka bërë të ditur Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë.

Ajo shërbeu prej 48 vitesh si mjeke pneumologe, fillimisht në spitalin e Sanatoriumit ku dhe ndërroi jetë, dispanceri dhe më pas në një klinikë në Tiranë.

Një ditë më parë COVID-19 i mori jetën mjekut të njohur Drini Dobi i cili ishte dërguar për kurim në Itali, ndërsa të martën u shua Leonard Kamberi, mjek gjinekolog në Vlorë./mv.abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!