Rama: Humbja e doktor Drini Dobi, krijon ndjesinë pështjelluese të një boshllëku të veçantë!

schedule07:56 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 07:56 - 10 Dhjetor, 2020

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të mjekut të njohur neurolog të QSUT, Drini Dobi.

Shefi i qeverisë përmes një postimi në Facebook, shkruan se është e madhe “keqardhja për çdo jetë të humbur, por humbja e shpëtimtarëve e kujdestarëve të jetës, siç ishte edhe doktor Drini, krijon ndjesinë e një boshllëku të veçantë.

Postimi i plotë:

MIRËMËNGJES⚫️
Doktor Drini Dobin nuk e kam njohur personalisht nga afër, por kam dëgjuar për të fjalët më të mira nga të gjithë dhe pamjen e tij të butë e kujtoj mirë. Së fundmi kam ndjekur përmes ministres, Ogertës, ecurinë e përballjes së tij me Armikun e Padukshëm, e më pas vështirësinë e madhe të krijuar nga ndërlikimet që u shfaqën në gjendjen shëndetësore të mjekut të nderuar.

LEXO EDHE: Rama: Humbja e doktor Drini Dobi, krijon ndjesinë pështjelluese të një boshllëku të veçantë!

Eshtë e madhe keqardhja për çdo jetë të humbur në harkun e këtij viti të pamëshirshëm ndaj shëndetit të njeriut, por humbja e shpëtimtarëve e kujdestarëve të jetës, siç ishte edhe Doktor Drini, krijon ndjesinë pështjelluese të një boshllëku të veçantë. Me këtë ndjesi e me lutjen që të prehet në paqe, i përcjell ngushëllimet e mia vëllazërore familjes, miqve e kolegëve të tij?
Rrofshin dhe e kujtofshin gjithmonë./abcnews.al

MIRËMËNGJES⚫️

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!