Mjeku i njohur neurolog në qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Drini Dobi e humbi luftën me koronavirusin. Abcnews.al mëson se ai ndërroi jetë mbrëmjen e sotme në një spital në Itali ku ishte dërguar pak ditë më parë për mjekim të specializuar, pasi u infektua.
Por pavarësisht përpjekjes së mjekëve në Shqipëri dhe Itali, doktori u shua. Doktori ishte mjaft i respektuar, e ndërsa përpos faktit që qeveria njoftoi pak ditë më parë heqjen e shpenzimeve për kurimin e tij, miqtë dhe të njohurit hapën edhe një faqe për mbledhjen e fondeve, por mjeku nuk arriti që të përballonte sëmundjen duke ndërruar jetë.
“Te dashur miq, te gjithe ju qe e doni Drinin aq shume sa nuk e kisha perfytyruar dot me pare. Me ka ngrohur zemren ajo qe kuptoj se po ndodh ne Tirane e kudo. Shume njerez po kontribuojne financiarisht per te ndihmuar kurimin e Drinit ketu ne Monza te Italise.
Kam nje mirenjohje qe nuk di ta them dot me fjale. Une shpresoj shume qe Drini do ia dale se fuqite dhe energjia e tij jane vertet te medha” ishte mesazhi i gruas së mjekut, Florida Dobi dy ditë më parë, por që Drini nuk ia doli./ db/Abcnews.al