Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ I bëri ndërhyrje estetike shumë VIP-ave, ndërron jetë nga Covid mjeku i njohur shqiptar

schedule18:02 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 18:02 - 9 Dhjetor, 2020

Mjeku i njohur kosovar i estetikës, Nijazi Ahmeti, ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19. Lajmin   e ka bërë të ditur miku i tij, Naim Dedushaj përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ahmeti ishte prej ditësh i infektuar nga koronavirusi dhe gjendja e tij kohët e fundit u përkeqësua.

Ai ka qenë me profesion dermatovenerolog dhe ishte shumë i njohur në Kosovë, pasi i ka bërë ndërhyrje estetike shumë personazheve publike.



Postimi i mikut të tij Naim Dedushaj:

Dr. Nijazi Ahmeti, shoku im , vllau im i dashtun si eshe e mundshme qe na le

pergjithemone.
Nuk po mundem te besoj tani , nuk po mundem ti ndali lotet tani per ty

Krejt Prishtina jemi ne zi oooh dr . ma i miri ynë !

Heren e fundit qe u takuam ne Tirane me the qe ke plane te medhaja ne Shqiperi e Kosove pse nuk e mbajte fjalen “ ah Covid qofsh i mallkuar “ !

Kurr sdo te harroj miku im i dashtun Nijazi! l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!