Reperi i njohur, Cozman ka njoftuar të gjithë fansat e tij, se i është nënshtruar një operacioni.
Përmes një postimi në Instagram, ai ka treguar se ky është i fundit. Kjo do të thotë se ai ka bërë edhe disa ndërhyrje të tjera më herët, për të cilat askush nuk kanë qenë në dijeni.
Ai nuk ka dhënë detaje të tjera se për çfarë operacioni bëhet fjalë, por thjesht ka publikuar një video të shkurtër nga spitali.
“Sot është operacioni im i fundit dhe mbaroj punë me të”, ka shkruar reperi.
Ndërkohë për sa i përket muzikës, Cozman nuk ka qenë aspak aktiv gjatë këtij viti. Për herë të fundit ai ka publikuar këngën “You knoë me” në qershor të 2019-tës. l.k/abcnews.al