Dëbora zbardh Dardhën: Kërkohet kujdes nga shoferët

schedule12:48 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 12:48 - 9 Dhjetor, 2020

Prej dy ditësh reshjet e borës kanë  përfshirë zonat malore të veriut dhe juglindjes së vendit.

Përveç parkut kombëtar të Llogarasë edhe fshati turistik i Dardhës është përfshirë nga reshjet e dëborës prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të mërkure.

Sipas zyrtareve të autoritetit lokal të rrugëve nacionale, në segmentin rrugor të Dardhës trashësia e borës ka shkuar deri në 3 cm, ndërsa problem shfaq kilometri i 9 deri në kilometrin e 12.

Në terren kanë dalë firmat kontraktore të cilat po punojnë për kriposje dhe hapjen rrugëve por përsëri paraqet rrezik.

Sektori i qarkullimit rrugor i bën thirrje drejtuesve të mjeteve, të bëjnë kujdes në këtë segment për shkak te prezencës së borës dhe lagështirës në rrugë, ndërsa drejtuesit e mjeteve duhet të pajisen me gomat e dimrit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!