Java e kaluar ishte një jave e ngjeshur me seanca për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për llogari të procesit të Vettingut të gjyqtarëe dhe prokurorëve. Por edhe java që vjen duket se do të jetë e tillë. Mëngjesin e së hënës KPK do të shpallë vendimin përfundimtar në lidhje me rivlerësimin e gjyqtarit të Kushtetueses, Gani Dizdari.
Në orën 13:00 të së njëjtës dite para Komisionit pritet të dalë në seancë dëgjimore, anëtari i Gjykatës së Tiranës, ish-kreu i Gjykatës së Tiranës, Artan Zeneli. Të martën në orën 10:00 kolegu i tij i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, për të cilin u zbulua një dënim fajësie nga një gjykatë italiane, do të njihet me vendimin final nëse kalon ose jo Vettingun.
Një orë më vonë KPK do të kalojë në filtra gjyqtaren e Apelit për Krimet e Rënda, Nertina Kosova. Ndërsa në 13:00 të së martës para Komisionit do të dalën prokurorja e Tiranës, Antoneta Sevdari.
Të mërkurën, në dy seanca të njëpasnjëshme do dëgjohen në KPK, prokurori i Apelit Tiranë, Arben Nela dhe gjyqtari i Apelit të kryeqytetit, Ervin Metalla./abcnews.al