May: Trump më tha që të hapja çështje ligjore kundër BE-së për Brexit

schedule15:09 - 15 Korrik, 2018

schedule 15:09 - 15 Korrik, 2018

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka kërkuar kryeministres britanike që të hapë një çështje ligjore kundër Bashkimit Europian për Brexit. Kjo është njoftuar nga vetë shefja e qeverisë së Londrës, e cila thotë se i duket një zgjidhje shumë brutale.

Kryeministrja britanike, Theresa May, duke folur për BBC ka konfirmuar që presidenti amerikan, Donald Trump, i ka thënë që të “ngrejë çështje ligjore kundër Bashkimit Europian” në vend që të vazhdojë të negociojë për Brexit. “Por këtë e kam parë si një zgjidhje shumë brutale”, shton shefja e qeverisë së Londrës.

“Presidenti amerikan – shpjegon më tej – më ka thënë se duhet të ngre çështje ligjore ndaj BE-së dhe jo të hyj në negociata”. Kryeministrja nënvizon se Trump i ka sugjeruar që të mos braktisë mbledhjet, pasi duke bërë kështu do të futej në një qorrsokak.

“Mos i braktis këto negociata, pasi në të kundërtën do të bllokohesh. Unë dëshiroj që ne të ulemi për të negociuar një marrëveshje të mirë për Mbretërinë e Bashkuar”, u shpreh May duke saktësuar se bëhet fjalë për ato që I ka thënë kreu i Shtëpisë së Bardhë gjatë takimit të tyre të së premtes.

Kryeministrja konservatore ka mbrojtur modelin e saj të divorcit nga Brukseli, duke bërë apel edhe ndaj kritikëve që ta mbështesin. Modeli në fjalë, për të cilin qeveria e Londrës ka arritur një konsensus të plotë pas dorëheqjeve të ministrave Borsi Johnson dhe David Davis, do të lejojë arritjen e marrëveshjeve tregtare me vende të tjera.

Gjithashtu Maynënvizoi se ky akord i qeverisë, me kalimin e kohës do të shënojë largimin e Britanisë nga hapësira e lëvizjes së lirë të personave dhe nga juridiksioni i Gjykatës Europiane të Drejtësisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!