Gjiganti amerikan i teknologjisë Apple ka nxjerrë në shitje kufjet e reja të AirPods Max, me vlerë 550 dollarë, duke i bërë më të shtrenjta sesa Xboxi i ri apo PlayStation i ri.
Sipas publikimit në What Hifi, kufjet e ngjashme pa kabllo të prodhuara nga Sony apo Sennheiser, shiten me pakicë për afro 350 dollarë.
Çmimi i lartë ka ngritur shumë pyetje për vlerën e produktit. Ndërkohë, këto kufje, sipas Apple, kombinojnë dizajnin akustik, çipat H1 dhe softuer e avancuar për të ofruar “përvojën përfundimtare të dëgjimit”. l.k/abcnews.al