Në Itali janë regjistruar sot 14, 842 raste të reja me Covid-19, nga 149.232 teste të kryera. Po ashtu, autoritetet e shëndetit në vend njoftojnë se në 24 orë humbën jetën 634 persona. Në total, bilanci i rasteve fatale shkon në 61,240.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, 192 pacientë u shtruan në reanimacion duke e çuar numrin total e të shtruarve në këtë njësi në 3,345.
Numri i përgjithshëm i të shtruarve në spitalet Covid është 30,081.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, me koronavirus janë infektuar mbi 1.7 milionë italianë. s.b/abcnews.al/


