Dy emra për një vend, në Madrid zgjedhin mes Pogba dhe Camavinga

schedule17:58 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 17:58 - 8 Dhjetor, 2020

Real Madrid i duhet revolucion në mesfushë dhe me shumë mundësi do e bëjë këtë verën e ardhshme. Në listë janë dy emra. Një bast dhe një garanci: Eduardo Camavinga i Rennes dhe Paul Pogba.

 

Kante në një dyluftim me Pogba

 

“AS” nga Madridi zbardh dhe argumenton dëshirën e Real Madrid. Sipas gazetës së njohur në Madrid është zgjedhur Pogba. Kontrata e të dy lojtarëve përfundon në verën e vitit 2022 dhe çmimi i tyre varion 50-60 milionë euro.

Problemi i vetëm është paga e Pogba, i cili nuk vjen në Madrid pa të paktën 15 milionë euro në sezon. Kampioni i Botës me Francën shihet si një lojtar, që e ngjit Realin në nivelin e kërkuar, ndryshe nga Camavinga, që është 18 vjeç dhe aspak i gatshëm për të mbajtur presionin e të luajturit në një klub si 13 herë kampionët e Europës.

 

Camavinga

E sigurt është se Pogba nuk dëshiron të vazhdojë te Machester United dhe këtë e bëri shumë të qartë edhe menaxheri i francezit, Mino Raiola. Kjo verë pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e ish-yllit të Juventusit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!