Victor Hugo Morales, komentatori i njohur për zërin e tij legjendar në golin e shekullit, shënuar nga Diego Armando Maradona në Kupën e Botës 1986, u dërgua me urgjencë në spitali për shkak të një aritmie. Mësohet se ai është jashtë rrezikut për jetën.
Ai ka dërguar një mesazh zanor në programin “La Manana”, sikurse raporton gazeta “La Nacion”. Morales dëgjohet të thotë në mesazhin zanor: “Sot është një ditë e çuditshme, por e çmuar, fantastike dhe pa re.
Gjithsesi jam jashtë teme, pasi prej ditës së djeshme jam në spital dhe qëndroj atje për dy ditë. Kam pasur një aritmi për një kohë të gjatë dhe dje u zgjova i mpirë. Më kanë sjellë në një klinike me infermiere të mrekullueshme, si Natalia dhe Marlene.
Po trajtohem mrekullisht prej tyre dhe duhet të qëndroj për 48 orë ose 72 orë si masë paraprake”. Aktualisht gjendja e komentatorit legjendar është e mirë dhe pritet që së shpejti të lërë spitalin dhe të vijojë jetën normalisht. /abcnews.al

