Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kel Demi: Në Shqipëri u instalua një diktaturë tjetër, bashkëpunëtorët e Ramës si sigurimsat e djeshëm

schedule09:52 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 09:52 - 8 Dhjetor, 2020

Sot është 30 vjetori i lëvizjes studentore, e cila kërkoi përmbysjen e regjimit komunist me thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, mirëpo diktatura nuk është larguar sipas gazetarit Enkel Demit.

Gjatë fjalës përmbyllëse të emisionit të sotëm ai u shpreh se në Shqipëri është instaluar një diktaturë tjetër dhe se kryeministri i sotëm nuk ka lidhje me Lëvizjen e Dhjetorit.

“Nuk ka qenë pjesë e Lëvizjes së Dhjetorit. Nuk ka qenë kurrë. Ka marrë pjesë vetëm në dy tubime të Partisë Demokratike, pasi ajo është krijuar dhe është përzënë, sepse bëri thirrje vëllavrasëse. Kërkoi që të varen etërit komunistë në litarë. Kërkoi luftë civile.

Pas 30 vjetësh kërkon të vjedhë këtë pjesë të historisë, në mënyrë që si gjithë diktatorët, si Enver Hoxha të na tregojë se historia nis me të.

Sot, ai që kërkonte varjen e babait komunist në litar, pas 30 vjetëve thotë që ka qenë pjesë e Lëvizjes me babain që ka qenë në anën e duhur të historisë.

Bashkëpunëtorët e sotëm të tij janë si sigurimsat e atëhershëm dhe këtyre duhet t’u vijë turp”, u shpreh ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!