Duka në “Pressing”: Shorti? Edhe me dorë t’i zgjedhësh do kesh pakënaqësi

schedule23:13 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 23:13 - 7 Dhjetor, 2020

Shqipëria mësoi sot rivalët në kualifikueset e Botërorit Katar 2022. Kuqezinjtë do të përballen me Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorrën dhe San Marinon. Në lidhje me shortin, presidenti i FSHF, Armand Duka, foli në një lidhje direkte me emisionin “Pressing”ABC.

Kreu i qeverisë së futbollit në vend deklaroi: “Edhe sikur t’i vendosësh me dorë, sërish do mbetesh i pakënaqur. Është një kompeticion shumë i rëndësishëm. Nuk është se prisnim ndonjë gjë të madhe. Gjithsesi do të luajmë shanset tona”.

“Të tre skuadrat e para janë favorite. Hungaria dhe Polonia janë shumë skuadra të forta. Nëse nisemi nga ne, ndarja e vazove është niveli real i skuadrave. Uroj të kalojë kjo situatë pandemie, pasi i dëmton skuadrat relativisht të vogla. Nuk kemi organikë aq të madhe sa të përballojë mungesat nga covid-19”.

“ngjeshja e kalendarit? Edhe kjo është një problematikë tjetër, një disavantazh për skuadrat që kanë kontigjent jo të madh. Anglia ka lojtarë, normal. Këto janë rregullat, ky është kompeticioni. Do bëjmë maksimumin në situatë që jemi. Herën e fundit e mbyllëm në vendin e tretë dhe duhet ta synojmë sërish minimalisht këtë pozicion”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!