Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha: Marrëveshja e fshehtë e Londrës copton trojet shqiptare

schedule12:20 - 14 Korrik, 2018

schedule 12:20 - 14 Korrik, 2018

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një statusi në rrjetin social facebook ka akuzuar kryeministrin Rama për coptim të trojeve shqiptare përmes marrëveshjes për detin me shtetin Grek. Në këtë marrëveshje – shkruan Berisha – Rama i ka falur Greqisë një sipërfaqe prej 1200 km, si dhe fushat e gazit dhe naftës. Si provë ish-kryeministri Berisha referon deklaratën e kryeministrit grek i cili flet për arritjen e një zgjidhjeje që ka të bëjë me përcaktimin  zonës ekonomike ekskluzive, në avantazh të palës greke. Berisha flet edhe për një deklaratë të ministrit grek të mbrojtjes, i cili sipas tij ka deklaruar në media se marrëveshja me Shqipërinë për detin zmadhon atëdheun, pra Greqinë.  Në përfundim Berisha fton shqiptarët të mos pranojnë me asnjë çmim atë që quan marrëveshje e coptimit të trojeve shqiptare, e biseduar sipas tij në Londër mes kryeminsitrit Rama dhe Tsipras, takim i mbajtur gjatë zhvillimeve të Samitit të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!