Nga nesër do të nisë vaksinimi i anti-COVID në Britani. Ky është shteti i parë që do të aplikojë te grupet e para vaksinën Pfizer. Në një lidhje me gazetaren Juli Xhokaxhi në ABC, kolegia Mirela Shtembari nga Londra u shpreh se dita e nesërme konsiderohet si dita e parë e fitores ndaj COVID. Ajo deklaroi se efektshmëria e kësaj vaksine do të jetë për tre muaj.
Grupet e para që do të marrin vaksinën do të jenë mjekët dhe punonjësit në qendrat për të moshuarit. Vaksinimi për ta do të jetë kusht për vendin e punës pasi rriskohen personat të cilëve ata i shërbejnë.
Vaksina do të bëhet vetëm në ambientet e spitalit pas telefonatës nga mjeku i familjes. Procesi i vaksinimit nuk do të lejohet të bëhet në qendrat shëndetësore pasi duhet të mbahet në një temperaturë -70 gradë.
“Nesër konsiderohet si dita e parë e fitores në luftën kundër COVID. Vaksina do të aplikohet vetëm në spitale. Jo në qendra vaksinimi dhe jo tek mjeku sepse duhet të mbahet në një temperaturë -70 gradë. Do të bëhet për personelin mjekësor dhe stafet e shtëpive të moshuara sepse ata përbëjnë rrezik për ta transmetuar te ta.
Vaksinimi do të fillojë në masë dhe në varësi se di do të ecet me të. Vaksinimi nuk është i detyruar. Ata pacientë që janë të rrezikuar. Mjeku personal do të kontaktojë dhe do të thotë se në këtë datë do të vish në spital për të bërë vaksinën. Për sa i përket stafit ka një rregull të brendshëm. Tani jemi me vaksinë e Pfizerit.
Nuk ka kusht për vaksinim. Thjesht po ndiqet një procedurë duke nisur me personat që janë më të rrezikuar. Sa i përket vaksinës së Oxfordit pritet të jepet licenca. Ajo që dihet është se ka dy vaksina. Të mbron nga virusi deri në tre muaj dhe eviton vdekjen te të moshuarit. Nuk dihet më shumë. Ka paqartësi edhe për Pfizerin. Nuk është e detyruar por për personelet në spitale dhe në shtëpitë e të moshuarve vaksinimi do të jetë kusht për punën e tyre.
Ka shumë frikë dhe skeptizicëm sidomos në grupet që quhen Kundër Vaksinës. Tani problemi është se në rrjet është shumë e lehtë për të shpërndarë lajmin. Prandaj tha se do ta marrë vaksinës mbretëresha. Dje në Sunday Times ishte lista e shumë personaliteteve që thanë se do ta marrin vaksinën. Nuk ka pasur njoftime për pasoja ekstreme. Nuk ka pasur asgjë zyrtare. Kur ishte ende në provë vaksina e Oxfordit, pati një njoftim se kishte pasur përkeqësim dhe ishte shtruar në spital“, deklaroi Shtembari./mv.abcews.al