Franca heq fjalën “racë” nga Kushtetuta

schedule14:23 - 13 Korrik, 2018

schedule 14:23 - 13 Korrik, 2018

Është amenduar neni i parë i Kushtetutës franceze, duke hequr fjalën racë. Sipas projektligjit të ri, Kushtetuta franceze tashmë siguron barazi përballë ligjit për të gjithë qytetarët pa dallim gjinie, origjine apo besimi fetar.

Asambleja kombëtare franceze votoi në mënyrë unanime heqjen e fjalës “racë” nga Kushtetuta e Francës.

Projektligji u prezantua nga partia e Zhan Luk Melenshon, Fronti i Majtë, dhe u mbështet ngasocialistët. I shkruar në vitin 1946, teksti i Kushtetutës në nenin 1 pohon se Franca është një Republikë e pandashme, laike, demokratike dhe sociale.

Garanton barazinë përballë ligjit për të gjithë qytetarët pa dallim origjine, race apo besimi fetar. Ndërsa tashmë sipas nenit të ri të Kushtetutës franceze, republika garanton barazi para ligjit për të gjithë qytetarët pa dallim gjinie, origjine apo besimi fetar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!