Java mbyllet me një bilanc të frikshëm nga koronavirusi në Shqipëri. 107 viktima në 7 ditë nga e hëna në të diel. Dita më e zezë ishte e shtuna, që regjistroi 19 viktima që është rekordi deri tani. Testimet kanë ardhur në rritje këtë javë, po ashtu edhe numri i infektuarve që janë zbuluar.
E shtuna, përpos viktimave shënoi edhe numrin më të lartë të të infektuarve, 846, ndërsa më shumë testime u bënë sot (lexo ketu), 2374. Të shëruarit llogariten automatikisht pas 14 ditëve. Megjithatë sipas ministrisë së Shëndetësisë më shumë të shëruar janë regjistruar ditën e enjten, 572.
Partia Demokratike denoncoi sot se në Shkodër janë fshehur shifrat reale të viktimave nga Covid-19. Ish-deputeti Bardh Spahia tha se Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 62 të vdekur që nga fillimi i pandemisë në qarkun e Shkodrës. Ndërkohë, sipas ish-deputetit vetëm në bashkinë Shkodër janë regjistruar 80 viktima si pasojë e virusit (lexo ketu).
Shifrat e javës së fundit në Shqipëri
E hënë
12 humbje jete, 1948 testime, 557 raste të reja dhe 368 të shëruar
E martë
12 humbje jete, 2176 testime, 832 raste të reja dhe 535 të shëruar
E mërkurë
17 humbje jete, 2186 testime, 705 raste të reja dhe 528 të shëruar
E enjte
13 humbje jete, 2256 testime, 782 raste të reja dhe 572 të shëruar
E premte
18 humbje jete, 2264 testime, 801 raste të reja dhe 490 të shëruar
E shtunë
19 humbje jete, 2308 testime, 846 raste të reja dhe 312 të shëruar
E diel
16 humbje jete, 2374 testime, 840 raste të reja dhe 331 të shëruar
Nesër do të nisë aplikimi i testeve të shpejta për koronavirus në Shqipëri. Por si do të bëhet test i shpejtë dhe ku? (lexo ketu). Me futjen e testeve të shpejta, nga e hëna do fillojnë të realizohen deri në 3000 testime ditore përfshirë këtu edhe PCR duke rritur gjurmueshmërinë e COVID-19./ db/Abcnews.al



