Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E dhimbshme! Nuk i rezistoi Covid-19, ndahet nga jeta “peshkaqeni” shqiptar

schedule13:14 - 6 Dhjetor, 2020

schedule 13:14 - 6 Dhjetor, 2020

Është ndarë nga jeta për shkak të Covid-19 një nga notarët më të shquar në historinë e sportit shqiptar, Ilir Gjebrea. Prej ditësh ai ishte infektuar dhe luftonte me sëmundjen e rrezikshme, teksa sot është dorëzuar, duke u ndarë nga jeta.

Në vitet 70 Gjebrea ishte një nga notarët më të shquar të vendit tonë. Ai ka mbajtur disa rekorde kombëtare në distancat 100 dhe 200 metër, duke merituar edhe nofkën “Peshkaqeni”.

Pas tërheqjes nga noti, Gjebrea punoi si trajner i moshave të reja, duke nxjerrë notarë mjaft të zotë dhe luftuar me kushtet e vështira për të zhvilluar këtë sport në vendin tonë. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!