Fushata e vaksinimit kundër Covid-19 në Francë do të fillojë brenda disa javësh dhe do të jetë falas, tha Kryeministri francez Jean Castex në një konferencë për shtyp.
Të moshuarit dhe punonjësit në shtëpitë e kujdesit – rreth një milion njerëz do të jenë ndër të parët që do të vaksinohen. Faza e dytë, e cila fillon në shkurt të 2021, do të përfshijë të moshuarit, pacientët me sëmundje kronike dhe punonjësit shëndetësore, tha Castex.
Agjencia Europiane e Barnave (EMA) pritet të japë vendimin përfundimtar deri më 29 dhjetor për vaksinat Pfizer / BioNtech dhe Moderna por ata gjithashtu do të kenë nevojë për miratim nga autoriteti shëndetësor i Francës, tha Castex.
Franca tashmë ka porositur 200 milion vaksina, të mjaftueshme për të vaksinuar 100 milion njerëz me dy dozat e nevojshme, shtoi Castex.
Kryeministri përgëzoi “punën e jashtëzakonshme të kryer në nivelin Europian” për të negociuar të njëjtat çmime, për të gjitha vendet në Bashkimin Europian.
Imunologu Alain Fischer është emëruar si koordinator i fushatës së vaksinave kundër Covid-19 në Francë dhe vetë strategjia për vaksinimin do t’i paraqitet parlamentit francez këtë muaj./abcnews.al