Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Reja: Shqipëria ka ekip konkurrues! Dikur ëndërroja Interin dhe Juven

schedule17:57 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 17:57 - 4 Dhjetor, 2020

Trajneri i kombëtares, Edi Reja, intervistohet nga faqja zyrtare e FIFA-s. Italiani 75-vjeçar flet për futbollin shqiptar, dhe për synimet për t’u kualifikuar në Kupën e ardhshme të Botës

Se cili është ai, u tha që në rreshtat e para. Kur Edi Reja nisi punën si trajner në 1979, emra të shquar të sotëm në profesion si Zinedine Zidane apo Pep Guardiola ishin vetëm nga 7 apo 8 vjeç. Kështu thekson faqja zyrtare e FIFA-s, që vendosi të bënte një intervistë me teknikun e Shqipërisë, pas përfundimit të Ligës së Kombeve në vendin e parë në grup dhe ngjitjes nga liga C në atë B.

Pas një shpjegimi për ecurinë e kombëtares shqiptare në edicionin e fundit, padyshim interesimi ishte për eliminatoret e Kupës së ardhshme të Botës, shorti i të cilave hidhet në 7 dhjetor. Pas pjesëmarrjes në finalet e Euro 2016, a mundet të arrihet sërish një kulm?

 

“Ne jemi skuadër konkurruese, – thotë Reja, – synimi ynë është që të përmirësohemi sa më shumë, por ne e synojmë kualifikimin, duam ta realizojmë ëndrrën dhe duam të besojmë tek vetja, pasi pa besim nuk arrin dot asgjë”.

Reja vlerëson përparimin e bërë nga futbolli shqiptar dhe rolin e Federatës sidomos në infrastrukturë dhe në kualifikimin teknik, por thekson se klubet në Shqipëri duhet të rrisin nivelin taktik, mentalitetin, planifikimit të ndeshjeve dhe formës fizike.

Italiani 75-vjeçar ka një karrierë të gjatë prej 41 vitesh, në të cilën ka pasur 26 etapa, disa herë duke u kthyer tek e njëjta skuadër. Ai ngacmohet se nuk ka drejtuar ekipe të mëdhenj. “Në fillim doja të drejtoja Juventusin apo Interin, – rrëfen Reja, – nuk ia dola, por kjo nuk do të thotë se kam drejtuar ekipe të vegjël. Bologna, Genoa, Verona, Lazio, Napoli janë të rëndësishëm”.

Italiani tregon se 4 herë ngjiti ekipet nga Seria B në A dhe se kualifikoi Lazion dhe Napolin në Kupën UEFA. Ai shpreson që udhëtimi i tij si trajner të përfundojë te Shqipëria, ku mendon se mund të jetë të paktën deri në 2024, kur të jetë 79 vjeç. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!