Fauci i kërkon falje Britanisë për kritikat ndaj vaksinës

schedule15:31 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 15:31 - 4 Dhjetor, 2020

Anthony Fauci është penduar për kritikat e bëra ndaj rregullatorëve britanikë të cilët kanë autorizuar vaksinën Pfizer kundër COVID-19. Fauci ka kërkuar falje, ndërsa ka shtuat se ka “besim” në komunitetin shkencor të Mbretërisë së Bashkuar.

“Në të vërtetë ka pasur një keqkuptim, dhe për këtë, më vjen keq dhe ju kërkoj falje. Unë kam shumë besim si në komunitetin shkencor ashtu edhe në atë rregullator në Mbretërinë e Bashkuar. Nuk ishte pikërisht ajo çfarë unë doja të thoja,-tha Fauci për BBC.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive tha të enjten se rregullatorët e Mbretërisë së Bashkuar nuk kishin kontrolluar të dhënat e vaksinës me aq kujdes sa Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave.

Fauci i siguroi të gjithë se pas autorizimit vaksina është e sigurt dhe efektive. Ai shpjegoi se edhe në SHBA, kishte shumë tension lidhur me besueshmërinë, sigurinë dhe efikasitetin e vaksinave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!