Aplikacioni i njohur, Viber po feston 10-vjetorin e themelimit.
Sipas Jamel Agaou, drejtor ekzekutiv i Viber kjo platformë u kthye në një gjigand të mesazheve, përmes së cilës triliona mesazhe shkëmbehen rregullisht.
Me kalimin e viteve, ekipi krijues i Viber, i cili ka 800 anëtarë, ka përmirësuar aspektin e sigurisë së aplikacionit duke mbrojtur privatësinë e përdoruesit dhe në vitin 2016 prezantoi standardin e enkriptimit nga fillimi në fund në të gjitha bisedat private dhe thirrjet.
Ky standard do të thotë që kodimi i plotë aktivizohet gjithmonë, pra nëse bisedoni në Viber, vetëm ju dhe bashkëbiseduesit tuaj mund të lexoni mesazhet e shkëmbyera, madje edhe inxhinierët e Viber nuk janë në gjendje të hyjnë në përmbajtjen e bisedave dhe thirrjeve tuaja.
Gjatë vitit 2020, ata përmirësuan më tej aspektin e privatësisë së aplikacionit, duke shtuar funksionin e zhdukjes së mesazhit në të gjitha bisedat, dmth vetëshkatërrimin e mesazheve në biseda pas dërgimit. l.k/abcnews.al