Është gjetur pas shtatë ditësh kërkimesh trupi i pajetë i 32 vjeçarit në Durrës.
Burime për Abc bëjnë me dije se polumbarët mëngjesin e kësaj të premtje kanë gjetur trupin e Silvi Priftit i cili u denoncuar i zhdukur nga familjarët më 28 nëntor.
Sipas policisë familjarët kishin denoncuar humbjen e kontakteve me të afërmin e tyre pasi kishte dalë për peshkim.
Trupi i pajetë është gjetur në lagjen numër 1 në Durrës.
“Më datë 04.12.2020, në orën 07:35, në lagjen nr.1, Durrës, është gjetur i mbytur në breg të detit një shtetas i seksit mashkull.
Nga hetimet paraprake dyshohet se është shtetasi S. P., 32 vjeç, për të cilin familjarët kishin bër denoncim në datën 28.11.2020, pasi ishte futur në det për të peshkuar, dhe kishte humbur kontaktet me familjen.
Për këtë shtetas janë ushtruar kontrrolle të vazhdueshme për 7 ditë nga polumbarët dhe Forcat Detare.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al