Emigrantët, formohet aksi Gjermani-Austri-Itali kundër zbarkimeve

schedule11:39 - 12 Korrik, 2018

schedule 11:39 - 12 Korrik, 2018

Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë, Austrisë dhe Italisë kanë formuar një aks veprimi kundër emigrantëve. Tre vendet anëtare të Bashkimit Evropian do të punojnë për riatdhesimin e emigrantëve që nuk kanë të drejtë azili si dhe për ndalimin e zbarkimeve.

Austria, Gjermania dhe Italia kanë arritur një marrëveshje për të frenuar nisjen e emigrantëve dhe zbarkimet në Evropë, në mënyrë që të sjellin në kontinent vetëm ata që në të vërtetë ikin nga lufta. Kjo është njoftuar nga ministrat e Brendshëm, Matteo Salvini, Horst Seehofer dhe Herbert Kickl në fund të një takimi trepalësh, të cilët folën për një “bosht të vullnetit”.

“Qëllimi është të ndryshojmë marshimin e Evropës, objektivi është të mbrojmë kufijtë e jashtëm, të shmangim dhe kufizojmë nisjet e anijeve. Mendoj se më në fund kemi filluar të punojmë seriozisht. Nëse reduktohen nisjet dhe zbarkimet, problemet do të jenë më pak. Ne po e llogarisim Italinë që të mbështetet në punën e riatdhesimit të mijëra emigrantëve të paligjshëm në vendet e tyre të nisjes”, shpjegoi Salvini.

“Do të jetë një kënaqësi nëse propozimet italiane mund të bëhen evropiane me një reduktim të nisjeve, zbarkimeve, vdekjeve dhe kostove. Nëse modeli italian bëhet evropian, atëherë është një burim krenarie”, përfundoi Ministri i Brendshëm.

“Do të ishte e rëndësishme për të gjithë Bashkimin Evropian që të vendosë diçka. Mund të kemi nisma, por Bashkimi Evropian duhet të ketë një opinion të përbashkët. Jam optimist dhe këtu kemi mundësinë të ecim në një drejtim pozitiv”, tha ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofernë fund të trilateralit.

“Unë jam i kënaqur me këtë ndryshim në qasjen ndaj çështjes së emigrantëve. Ishte e pamundur vetëm disa muaj më parë të flitej për këto gjëra, por tani mënyra jonë e të menduarit shkon në një drejtim krejtësisht të ndryshëm”, tha ministri i Brendshëm i Austrisë.

Kickl theksoi se “me Italinë dhe Gjermaninë ka dakordësi për vendosjen e rendit, shmangjen e trafikimit të njerëzve”.

“Të sigurohemi që në të ardhmen nuk do të jetë më e mundur të hysh në BE shumë lehtë dhe duam të pranojmë vetëm njerëzit që janë të pambrojtur dhe vetëm ata që kanë të drejtën e mbrojtjes. Këshilli i BE-së gjithashtu ka theksuar se këtë do”, u shpreh zyrtari austrik.

Tre ministrat njoftuan në fund se më 19 Korrik do të kenë një takim në Vjenë për realizimin e këtij projekti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!