Biznesi fason kërkon mbështetje financiare për të përballuar krizën e krijuar nga COVID. Shumë subjekte janë dëtyruar të largojnë punonjësit pasi janë detyruar të ulin prodhimin për shkak të kërkesës së ulët në tregjet ndërkombëtare.
Brunilda Shytaj administratore e një biznesi fason në Lezhë gjatë takimit me kryedemokratin Lulëzim Basha shprehet se për shkak të krizës ka reduktuar numrin e punonjësve, pasi e ka të pamundur të paguajë pagat e tyre.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha premtoi se me ardhjen në pushtet do të meren masa për ti ardhur në ndihmë biznesit ndërsa prezantoi planin e PD-së i cili parashikon mbështetje financiare për çdo të rikthyer në punë nga bizneset.
“Nëse ti ke pasur 40 dhe ke hequr gjysmën duhet të marrësh 200 mijë lekë të vjetra për këdo nga ata që do të rikthesh në punë për 6 muaj. Ndihma e dytë është akses në kredi me mbështetje nga shteti”, thotë Basha.
Për shkak të vijimit të pandemisë shumë kategori biznesesh i kanë kërkuar qeverisë miratimin e një pakete të tretë financiare por deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet shtetërore. /abcnews.al