Adolf Hitler fiton zgjedhjet në shtetin afrikan

schedule13:59 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 13:59 - 3 Dhjetor, 2020

Një politikan i quajtur Adolf Hitler ditët e fundit ka fituar një mandat në zgjedhjet lokale që u zhvilluan në Namibi. Emri që ai mban ka bërë që të kthehet në fenomeni nmë i ri në rrjet.

Adolf Hitler Uunona fitoi me 85% të votave ndaj rivalit të tij në zgjedhje, në shtetin ish-koloni të Gjermanisë, ku rrugët, vendet dhe njerëzit mbajnë ende emra gjermanë.

Pas fitores, nën siglën e partisë SWAPO, që drejton Namibinë prej vitit 1990, Uunona tha se nuk ka asnjë lidhje me ideologjinë naziste për dominimin e botës.

“Emrin ma vendosi babai. Me shumë mundësi ai nuk e dinte se kush ishte Adolf Hitleri. Kur isha i vogël më dukej si emër normal, por kur arrita në adoleshencë e kuptova se çfarë i kishte bërë botës ky njeri”, u shpreh politikani.

Uunona fitoi 1,196 vota në zgjedhje dhe arriti të fitojë një mandat në këshillin rajonal të qytetit të tij. /abcnews.al/