Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Katër fëmijë me COVID-19, mbyllet Shtëpia e Foshnjes në Vlorë

schedule09:37 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 09:37 - 3 Dhjetor, 2020

Shtëpinë e Foshnjes në Vlorë mbyllet për shkak të koronavirusit.

Në këtë qendër janë 22 fëmijë nga zero në 6 vjeç, ndërsa 4 prej tyre kanë rezultuar pozitiv për koronavirus.

ISHSH ka marrë vendimin për karantinimin për 14 ditë, për 9 pjesëtarët e stafit që rezultuan pozitiv dhe katër fëmijët e infektuar.



Katër fëmijët do të karantinoren në Shtëpinë e Foshnjes, në ambiente të ndryshme nga fëmijët e tjerë. Ndërsa pjesëtarët e stafit do të karantinoren në banesat e tyre.

Gazetari i ABC Elton Nika, raportoi se gjashtë pjesëtare të stafit të cilëve iu është bërë tamponi kanë rezultuar negativ dhe për një periudhë 14-ditore do të qëndrojnë në këtë institucion për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve.

Lexo edhe: Shkon në 8 numri i të infektuarve në Shtëpinë e Foshnjes në Vlorë

Vendimi për mbylljen e Shtëpisë së Foshnjës nga ISHSH, ka ardhur për shkak të rasteve të konfirmuara me COVID-19.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!