Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, po raporton në Komisionin e Ligjeve për veprimtarinë e institucionit për vitin 2017. Në fillim të mbledhjes kishte një debat, pasi opozita kërkoi shtyrjen e raportimit me arsyetimin se ishte shkelur rregullorja, por në fund u arrit konsensusi që raportimi i Markut të realizohej sot.
Deputeti demokrat, Edi Paloka, tha Arta Marku nuk përfaqëson një institucion kushtetues, pasi është zgjedhur vetëm me 69 vota, duke mos marrë dot as gjithë votat e mazhorancës .
Duke raportuar per veprimtarine e institucionit që drejton, kryeprokurorja Arta Marku deklaroi se në vitin 2017 prokuroria ka hetuar vetëm për 17 banda dhe 12 zyrtarë të lartë.
“Numri i vogël i çështjeve nën hetim për korrupsion është i vogël dhe nuk përputhet me gjendjen reale apo raportet e ndryshme për gjendjen e korrupsionit në vend, ç’ka tregon se nuk ka pasur vullnet nga prokurorët për ta luftuar korrupsionin”, tha Marku./abcnews.al