Xhonglime me topin, pas një bisedë të paharrueshme. Robin Van Persie ka pasur mundësia të takojë dy herë legjendën Diego Armando Maradona. Një herë ka ndodhur kur ishte pjesë e Manchester United, kurse një herë tjetër në Dubai, kur argjentinasi drejtonte skuadrën e Al-Wahda si trajner.
Van Persie tregon bisedën që pati me Maradonën, në një shkrim të tij botuar në gazetën De Telegraaf. “Robbie, Robbie më thirri dhe u ngjit tek unë. Më dha një puthje, më përqafoi dhe më tha se i pëlqeja. Si rezultat tensioni i madh tek unë u zhduk menjëherë.
Ai filloi me mua një bisedë të mrekullueshme, përmes përkthyesit të tij. Gjithçka e nisi nga këmba ime e majtë. Të dy kemi një këmbë të veçantë të majtë më tha. Maradona kapi këmbën e tij të majtë dhe më dha një puthje”, shkruan holandezi.
Më të tjerash në shkrim ish-sulmuesi rreshtonte edhe këto fjalë: “Si një lojtar i ri Maradona ka ndikuar shumë tek unë. Ai ishte unik si futbollist dhe njeri. Ishte ekstrem në çdo mënyrë, me lojën e tij dhe me personalitetin. A ka barë gabime në jetën e tij? Kush nuk ka bërë?”. /abcnews.al