Leo Messi zgjodhi një mënyrë të veçantë për të nderuar Diego Armando Maradonën gjatë ndeshjes Barcelona-Eibar. Katalanasit fituan 4-0 dhe gol i katërt u shënua nga kapiteni.
“Pleshti” kishte veshur një bluzë të Newell’s Old Boys poshte fanellës së Barçës, klubi ku nisi karrierën dhe aty ku u aktivizua edhe Maradona në sezonin 1993-1994.
Ky i fundit ndërroi jetë sot një javë dhe homazhi i Leo Messit nuk mund të mungonte. Ylli i Barcelonës shfaqi fanellën me numër 10 të skuadrës argjentinase, veprim për të cilin është gjobitur.
Arbitri e ndëshkoi me karton të verdhë, teksa Komisioni i Disiplinës së RFEF (Federata Spanjolle e Futbollit) e ka gjobitur me 600 euro. 3500 euro gjobë edhe për klubin katalanas.
Shifra modeste gjithsesi dhe aspak shqetësuese për lojtarin e madh dhe Barcelonën, që duhet të paguajnë gjobën për festën e golit të dedikuar ndaj Maradonës. /abcnews.al