Autori që rrahu dhe kërcënoi rojen dhe punonjësit e OSHEE-së në qytetin e Fierit ditën e djeshme është arrestuar këtë të mërkurë.
Sokol Gjoka, 44 vjeç, nga ky qytet ka dashur të takojë drejtorin e institucionit dhe hyri me forcë në ambientet e brendshme të institucionit. Por në pamundësi për t’u takuar me drejtorin ka kërcënuar dhe ka nxjerrë pistoletën punonjësve të OSHEE.
Më pas ka goditur rojen. Sipas drejtorit të OSHEE, këto kercenime kanë ardhur si pasojë e operacioneve të kryera në terren për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme./abcnews.al