Në Itali është shënuar sot një tjetër shifër e lartë të infektuarish dhe viktimash nga koronavirusi.
Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet shëndetësore, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 19,350 raste të reja me koronavirus nga 182,100 testime të kryera, duke shënuar një rritje krahasuar me një ditë më parë ku u raportuan 16,377 pozitivë.
Në 24 orët e fundit, 785 persona kanë humbur betejën me sëmundjen, shifër kjo më e lartë krahasuar me 672 të hënën. Kështu, numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë, në Italinë e goditur rëndë në valën e parë ka shkuar në 56,361.
Sipas autoriteteve shëndetësore aktualisht në kujdesin intensiv po trajtohen 3,663 pacientë. Rajoni më i prekur është Lombardia me 4,048 raste të reja. g.v/abcnews.al


