Ndonëse kanë sjellë një ndër bashkëpunimet me të suksesshme shqiptare, Ardian Bujupi dhe Capital T duket se nuk gëzojnë një raport të mirë mes tyre. Artistët e njohur kanë nisur një “luftë” virtuale mes tyre, e cila nisi pas një deklarate që Capital T bëri në një intervistë televizive.
Në emisionin “Gjoni Black”, Capital T sqaroi “plumbin” me të cilin qëlloi Ardianin në “Shiko Kush Luan”, duke thënë se ka marrë më shumë famë pasi ka bashkëpunuar me të. Capitali theksoi se e vlerëson shumë Ardianin si artist, mirëpo shtoi se para duetit të tyre “Andiamo”, Bujupi nuk gëzonte këtë sukses në tregun shqiptar.
Lidhur me këtë deklaratë, Bujupi ka postuar një Instastory, ku shprehej: “Nëse ia nisim kësaj pune vëlla, mos flit pas shpine por hyjmë Live dhe i shprehim gjërat, sukseset dhe meritat e kujt kanë qenë këngët etj, etj.” Mirëpo, nuk vonoi as përgjigja e Capital T, i cili iu drejtuar Adrianit:
“Mas shpine nuk është në emision live me fol, po është publikisht. S’jam prej atyre që flas mas shpine. Ti nëse don me fol, e flasim qysh dush ti.”, shkroi Capital T. Ky postim u pasua më tej me një tjetër përgjigje të Ardianit, i cili i bëri thirrje të sqaroheshin përmes një video live.
“Nuk mi the këto fjalë kurrë në fytyrë, nuk e kuptoj planin tënd. Ama shkojna live sonte dhe i shprehim.”, shkroi Ardiani. Ashtu siç këngëtari paralajmëroi, u fut në një live në Instastory duke shpjeguar për fansat çfarë kishte ndodhur, mirëpo ndërsa Capital T kërkonte të hynin bashkë live, Ardiani nuk iu përgjigj. /abcnews.al