“Ai që mohon, as nuk mund të ndërtojë”, deklaroi kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu duke e akuzuar atë se ka shkatërruar institucionet.
“Kush mohon, nuk ndërton, Rama shkatërroi konceptin e shtetit dhe është ai sot që nuk pyet as për PS, as për qeveri, as për parlament, as për gjyqësor”, u shpreh Mediu.
Në një takim me strukturat e PR-së në Laprakë, Fatmir Mediu kërkoi angazhim nga shoqëria, që të mos mbetet viktimë e vendimeve që mund të marrin të tjerët.
“Politika është një marrëdhënie e domosdoshme. Kush nga ne do të sodisë fatin e vetë. Kush e sodis do jemi viktimë, të tjerët do të vendosin për ne. nëse do të debatojmë njëri-tjetrin, të angazhohemi në politikë. Atëherë kemi mundësi të vendosim për fatin tonë”, tha më tej Mediu.
Ai sërish përsëriti se zgjedhjet e 25 janë të rëndësishme për përparimin e vendit, ndërsa theksoi se me ardhjen e së djathtës në pushtet, brenda 4-vjeçarit të parë, Shqipëria do të bëhet vend anëtar i BE-së.
/abcnews.al/