Ekspertja e turizmit, Flora Xhemani ka treguar se ndryshe nga çfarë mund të pritej këtë vit kryeqyteti i festave të nëntorit ishte Korça dhe jo Vlora.
E ftuar në ABC e Mëngjesit, ajo u shpreh se kjo zgjedhje theu çdo parashikim, duke u zhvendosur nga bregdeti dhe tradita e përvitëshme.
“Ne pritëm që të ishte Vlora logjikisht, po ishte Korça. Është bërë një punë e jashtëzakonshme që sot Korça po ja ndjen lezetin. Pogradeci tashmë nuk është më i gjallë, ia ka marrë Korca. E ka marr veten me Tushemishtin, po prap njerëzit preferojnë Korçën. Kur ishim më 28 në Vlorë, nuk mund të themi që nuk ishte kënaqshëm me gjithë rezervat e mëdha. Të gjithë ishin atje, nuk ishte bregdeti epiqendra. Kishte edhe në Vlorë, po le të themi traditat po zbartoheshin nga politikanët. Gabimisht mund të themi që Korça ishte kryeqyteti i festave të nëntorit”, tha Xhemani. l.k/abcnews.al