Juventusi do mbrojtës me ngulm, në Spanjë i zbulojnë objektivin

schedule10:17 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 10:17 - 1 Dhjetor, 2020

Juventusi kërkon një qendërmbrojtës. Italianët, duke pasur parasysh moshën e Bonucci dhe Chiellini e kanë të qartë se ai repart duhet përforcuar dhe pse jo me një lojtar ekspert në Serie A. Mundo Deportivo në Spanjë raporton se Fabio Paratici në listën e tij ka Stefan Savic, ish-lojtar i Fiorentinës.

29-vjeçari, titullar i padiskutueshëm tek Atletico Madrid, ka kontratë deri në verën e vitit 2022 dhe normalisht spanjollët duhet të nisin bisedimet për të nënshkruar një marrëveshje të re. Deri më tani nuk ka ndodhur dhe thuhet se Juventusi do tentoja ta transferojë këtë janar.

 

Savic në një dyluftim me Lewandowskin

Një mision jo i lehtë, sikurse edhe shkruan gazeta spanjolle. Savic ka një klauzolë në kontratën e tij. Bëhet djalë për 85 milion euro që duhen paguar për të transferuar mbrojtësin. Sigurisht Juventusi nuk është gati për një skenar të tillë.

Atletico në krahun tjetër, nëse nuk rinovon deri në verë, duhet të mendojë ta shesë për të mos e humbur me parametra zero. Mes klubeve ka një raport të mirë, pasi Juventusi huazoi me të drejtë blerje sulmuesin Alvaro Morata në merkaton e fundit. /abcnews.al