Rritja e rasteve të reja me Covid-19 ka futur në skemën e trajtimit të pacientëve edhe spitalin COVID-4. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se ky spital do të presë pacientët që rehabilitohen fillimisht në 3 spitalet e para COVID duke theksuar se kjo është një sfidë e madhe për sistemin shëndetësor. Ajo deklaroi se 24 orët e fundit kanë qenë mjaft intensive për shkak të rritjes së rasteve të reja që ka sjellë edhe rritje të hospitalizime.
“Ja dolëm sot ta hapim pas një pune të madhe intensive të ditëve të fundit. Është një gjë të punosh për pajisjet dhe një gjë ta vësh në punë. Ne e kishim bërë pjesë të strategjisë sonë. Kjo erdhi në sajë të rritjes së numrave. Kjo është një sfidë për të gjithë ne. Është një spital që nuk është në korpusin tipik. Është një angazhim më shumë dhe ne e kemi përgatitur gjatë gjithë kësaj periudhe. Në 24 orët e fundit kanë qenë intensive.
Kapacitetet që lirohen nga COVID-1, COVID-2 dhe COVID-3 që janë të kujdesit më intensiv dhe më pas pasi e kalojnë atë fazën akute, do të ndiqen në këtë spital në fazë të parë. Puna do na tregojë dhe do na mësojë si gjatë gjithë kësaj periudhe. Dua të bëjmë si kemi bërë për të mundësua shërbimin, Numrat janë rritur. Spitalizimet janë rritur. Faleminderit gjithë ekipit mjekësor. Nuk do të jetë e lehtë. Ky është një tjetër hap drejt rritjes së kapaciteteve tona. Kjo strukturë e radhës i vihet në shërbim qytetarëve”, tha Manastirliu.
/mv.abcnews.al