Fare pak kohë për të pushuar dhe rikuperuar energjitë, dhe vjen direkt ndeshja e radhës. Liverpool luan nesër në mbrëmje përballë Ajax në “Anfield”, takim i rëndësishëm për kualifikimin më tej në Champions League.
Mungesat në kampin e “The Reds” janë të shumta, teksa trajneri Jurgen Klopp kritikon sërish kalendarin e ngjeshur në konferencën për shtypin. “Nuk po kemi kohë në dispozicion për të rikuperuar energjitë. Nuk flitet vetëm për të pushuar, por edhe për t’u kujdesur për veten.
Rikuperim do të thotë të kesh liri për të menduar se çfarë dëshiron të bësh dhe jo të fiksohesh vetëm pas asaj që e ke detyrim ta bësh. Ndeshjet çdo tre ditë nuk po na ndihmojnë aspak, është krijuar një situatë që po na nervozon shumë“, deklaron trajneri gjerman. /abcnews.al