Një person është plagosur këtë të hënë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Ersekë.
Burime për abcnews.al, bëjnë me dije se dyshohet se një makinë ka dalë nga rruga, ku si pasojë një person ka marrë plagë të rënda.
Ndër të tjera bëhet me dije se i plagosuri është nisur drejt spitalit për të marrë dhe ndihmën e parë mjekësore.
Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje, policia po punon për zbardhjen e plotë të saj.
Kolonjë/Informacion paraprak
Më datë 30.11.2020, rreth orës 13:45, në aksin rrugor Ersekë-Korçë, në vendin e quajtur “Fusha e Selenicës”, ka dalë nga rruga mjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin G. X., rreth 45 vjeç, i cili për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin e Ersekës, nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al