Këngëtari i njohur grek Notis Sfakianakis që u arrestua mbrëmjen e së dielës, u paraqit sot para trupit gjykues në Athinë. Më herët ai u shpreh se armën e mbante sepse ndihej i rrezikuar.
“Mbaj armë me vete sepse jam në rrezik. Leja për armën më kishte mbaruar dhe nuk e kisha rinovuar,” u shpreh ai.
Ndërsa, sa i përket sasisë së kokainës që iu gjet në çantë, ai u tha policëve në momentin që ia zbuluan: “Është ashtu siç e dini. Bëni punën tuaj, sepse e bëni mirë.”
Lexo edhe: Arrestohet këngëtari i madh grek, u kap me kokainë dhe pistoletë
Këngëtari u procedua për posedim droge, armëmbajtje pa leje dhe sot do të dalë para prokurorisë. Sipas informacioneve, Sfakianakis ishte plotësisht bashkëpunuese me policinë.
Notis Sfakianakis u arrestua në periferi të Athinës, pasi gjatë kontrollit në makinë iu gjet 2 gr kokainë dhe një pistoletë. Efektivët e ndaluan makinën luksoze të këngëtarit pa ditur cili ishte brenda, por nisur vetëm nga kontrollet për masat anti-covid. s.b/abcnews.al/