Mes jetës dhe vdekjes duke luftuar Covid-19, mjeku përqafon pacientin e moshuar

schedule09:37 - 30 Nëntor, 2020

schedule 09:37 - 30 Nëntor, 2020

Në një fotot të dhimbshme të publikuar nga People, shfaqet një mjek i veshur me pajisje mbrojtëse ndërsa përqafon një pacient të prekur nga koronavirusi.

Kjo foto tregon edhe një herë impaktin e madh që ky virus ka pasur mbi njerëzit prej tetë muajsh tashmë. Imazhi në fjalë, i shkrepur për Ditën e Falenderimeve, shënoi ditën e 252 rresht që mjeku Joseph Varon punon në spital.

“Nëse nuk i bëjmë gjërat siç duhet Amerika do të shohë ditët më të zeza në historinë e mjekësisë modrene,” tha ai.

“Infermieret e mia, nga mesi i ditës nisin e qajnë….Kur më në fund arrijnë që të shtrojnë një pacient, marri një telefonatë që një pacient i radhës pret që të shtrohet,” vijoi më tej Varon.

“Si ia kam dalë? Nuk e di. Po më mbarojnë energjitë.” s.b/abcnews.al/  

 

View this post on Instagram

 

A post shared by People Magazine (@people)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!