Rritja e viktimave dhe rasteve me Covid, sot vendoset nëse do të merren masa të reja në Kosovë

schedule08:17 - 30 Nëntor, 2020

schedule 08:17 - 30 Nëntor, 2020

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bën me dije se numri i rasteve pozitivë në Kosovë që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 39,057 , ndërsa numri i viktimave ka arritur në 1, 005 humbje jete.

Sipas autoriteteve deri më tani janë shëruar 673 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm ka arritur në 24, 427 të shëruar.

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj deklaroi se do të zhvillojë takim në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, për të vendosur nëse do të merren apo jo masa shtesë për shkak të përhapjes së koronavirusit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!