Simpatizantët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë kanë mbushur rrugët e Podujevës duke festuar fitoren e Komunës nga i përzgjedhuri i tyre, që është Shpejtim Bulliqi.
Por më shumë se fitorja e një komune, inati dhe festa është më e madhe, pasi triumfuan në bastionin e LDK-së, ish-partnerit të koalicionit që i çoi në opozitë.
https://streamable.com/un0qyl
Pavarësisht thirrjeve nga institucionet që në këtë kohë pandemie, të shmangin grumbullimet, ndodhi e kundërta.
Ndonëse në zonë të kuqe, në këtë komunë, sot u lejua që të ketë lëvizje deri në orën 22:00, por festa po vazhdon edhe pas këtij orari. Policia ka dalë në rrugë për të shpërndarë simpatizantët./ db/Abcnews.al