Shkurtimet në shëndetësi, mjekët dhe infermierët në Spanjë dalin në protestë

schedule16:54 - 29 Nëntor, 2020

schedule 16:54 - 29 Nëntor, 2020

Spanja këtë të dielë është përfshirë nga protestat.

Mjekë, infermierë, kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër shkurtimeve të personelit në shërbimet shëndetësore, në këtë situatë të vështirë shkaktuar nga COVID-19.

Rreth 4,000 protestues marshuan në rrugët e kryeqytetit Spanjoll, vendi edhe më i goditur nga koronavirusi, shkruajnë mediat e huaja.

“Në Madrid ne jemi shumë të vetëdijshëm për COVID-19”, u shpreh një nga protestuesit.

Nga ana tjetër kryeministri spanjoll i bëri thirrje qytetarëve që të shmangin tubimet, për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!