Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kurba e 3 ditëve të fundit, ulet numri i viktimave, fluks në spitale, shtimi i testeve rrit të infektuarit

schedule16:34 - 29 Nëntor, 2020

schedule 16:34 - 29 Nëntor, 2020

Rritja e numrit të testimeve ka rritur edhe numrin e të infektuarve në 24 orët e fundit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se sot janë regjistruar 11 humbje jete, 835 raste të reja nga 2253 testime dhe 329 të shëruar.

Por si ka qenë kurba në 3 ditët e fundit?

Në datë 27 Nëntor ishin 18 viktimat, dje 2 më pak, pra 16 dhe sot ka një tjetër ulje, 11 brenda 24 orësh.



E ndërsa numri i të viktimave në 3 ditët e fundit ka ardhur në ulje, i të infektuarve ka pasur luhatje, bazuar te testimet që janë bërë. Tre ditë më parë ishin 645 raste të reja nga 2201 testime, dje u ulën testimet në 2.026 testime, ç’ka solli edhe uljen e të infektuarve në 545.

Sot numri i testimeve ishte 2253 dhe rrjedhimisht numri i të zbuluarve me koronavirus automatikisht u rrit në 835 brenda 24 orëve. Pra në momentin që rriten testime, kapërcen numri i të infektuarve.

Por cfarë po ndodh në spitalet covid?

Tre ditë më parë ishin 463 pacientë në spitale, 25 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar.

Dje kishim një rritje të numrit të të shtruarve me 8 qytetarë duke e çuar numrin në 471 pacientë, po ashtu u rrit numri i atyre në terapi intensive në 27 dhe i të intubuarve me një më shumë, që shkoi në 9. Kurba në rritje vijoi edhe sot.

Numri i pacientëve në spitale arriti në 482 duke u rritur me 11, +2 i qytetarëve në terapi intensive dhe, 8 të intubuarve, një më pak se dje. Sa i përket të shëruarve, qytetarët llogariten automatikisht kur kalojnë 14 ditë nga data që është zbuluar se janë prekur, pra pa tampon negativizimi./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!