Një 43-vjeçar në Vlorë është vënë në pranga pasi ka dhunuar në mënyrë të përsëritur bashkëshorten e tij. Njoftohet se Y. D., po ashtu, e ka kërcënuar të shoqen me thikë, më 28 nëntor.
Gjithashtu, Policia Vlorë bën të ditur se në pranga është vënë edhe një 18-vjeçar që ka qenë duke lëvizur me motor, pa pasur një leje drejtimi.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme. s.b/abcnews.al/