Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rekord viktimash nga Covid-19 në Maqedoni, mbi 1000 raste të reja në 24 orët e fundit

schedule22:06 - 28 Nëntor, 2020

schedule 22:06 - 28 Nëntor, 2020

Maqedonia e Veriut ka shënuar sot rekord të ri të viktimave nga COVID-19. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për 41 të vdekur dhe 1022 të infektuar nga testimi i 3,127 personave në 24 orët e fundit.

Viktimat janë: 17 në Shkup, nga katër në Ohër dhe Gostivar, nga tre në Manastir dhe Strumicë, nga dy në Veles dhe Prilep dhe nga një në Kavadar, Radovish, Koçan, Probishtip, Kërçovë dhe Vallandovë.

Sa u përket të infektuarve, numri më i madh i rasteve të reja është regjistruar në Shkup, gjithsej 463 raste të reja. Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë njofton edhe për 680 persona të shëruar. Numri i personave të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 60,723 persona, prej tyre 37,505 janë shëruar ndërsa raste aktive janë 21.519.

Aktualisht në spitalet e vendit janë rreth 1,300 persona që po trajtohen nga sëmundja COVID-19. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe të premten deklaroi se gjendja në këtë vend me pandeminë, ka nisur të stabilizohet./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!