Hetimet/ Orët e fundit të Maradonës, infermieria dha deklaratë të rreme

schedule12:04 - 28 Nëntor, 2020

schedule 12:04 - 28 Nëntor, 2020

Ditën e mërkurë legjenda e futbollit, Diego Armando Maradona, ndërroi jetë. Edhe pse kanë kaluar tre ditë nga lajmi i hidhur hetimet për vdekjen e tij vazhdojnë. Është gazeta argjentinase Clarin ajo që zbulon disa fakte para se “El Pibe D’Oro” të mos merrte më frymë dhe nëse ato vërtetohen, atëherë kemi të bëjmë me një skandal.

Në raportin e publikuar shkruhet se një ekip infermierësh dhe mjekësh duhej të vëzhgonin nga afër ish-numrin 10 në shtëpinë e tij në Buenos Aires pas operacionit që ai bëri në tru. Është pikërisht një nga infermieret që rrëfeu se asaj i ishte kërkuar që të gënjente hetuesit se kishte shkuar për ta kontrolluar atë.

 

Diego ishte i vetëdijshëm në orën 6:30 të mëngjesit, por infermmierja tjetër në turn dëgjoi zhurma që vinin nga dhoma e tij në orën 7:30 dhe nuk shkoi për ta kontrolluar. Kjo nuk është ajo që infermierja kishte shkruar në dëshminë origjinale.

Gjithashtu, ka edhe disa pikëpytje për kohën e vdekjes. Ambulanca flitet se ka arritur në shtëpinë e Maradonës pas 30 minutash kur është bërë thirrja telefonike, por këto zëra janë hedhur poshtë pasi ajo mbërriti atje vetëm 11 minuta pas telefonatës. /abcnews.al